Mati mbetet me 6 raste aktive, autoritetet këshillojnë qytetarët

0

Mati ka aktualisht vetëm 6 raste zyrtare të të prekurve nga Covid-19. Rastet e dala të hënën dhe të Martën janë izoluar, ndërsa vijon hetimi epidemiologjik për kontaktet e tjera. Kështu mësohet se për 12 tamponët e dërguar të mërkurën dhe 4 tamponët e dërguar këtë të enjte, përgjigja zyrtare e tyre pritet të dalë paraditen e së premtes. Institucionet e shëndetësore vijojnë tju bëjnë apel qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse anti-covid, tashmë që është rikthyer çdo veprimtari pas mbylljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Distancimi social, mbajtja e dorezave dhe maskave në ambjentet e mbyllura apo të grumbulluara si dhe përdorimi i dezinfektantëve, do të kufizonte përhapjen e virusit, i cili për fat të keq po shton numrin e të infektuarve dhe viktimave çdo ditë në vendin tonë.