Mat. Specialisti Pëllumbi: Ja si luftohet dëmi nga lulekuqja
Specialistët agronom këshillojnë që fermerët që kultivojnë grurë të jenë të kujdesshëm sa i përket farërave apo edhe luftimit të lulëkuqes në kohë. Agronomi Bashkim Pëllumbi thotë se shfaqja e lulëkuqes në të mbejllat me grurë është një fenomen i hershëm, por dikur ai luftohej me herbicide, ose ju bëhej analizë farërave para se ato të mbilleshin. Pëllumbi shton se fermerët mund ta luftojnë me herbicide kur gruri është i vogël, pasi tani që ka lulëzuar lulëkuqja, dëmton edhe grurin. Efektet e pranisë së lulëkuqes në grurë tashmë dihen, ulje e rendimentit të prodhimit për shkak se ajo merr ushqimin e bimës së grurit. Prej vitesh në të mbjellat me grurë në luginën e Matit por jo vetëm, ka një prani të shtuar të lulëkuqes. Veç luftimit të saj me herbicide, specialistët këshillojnë edhe ndërrimin e vendit të kultivimit të grurit.