Martaneshi dikur kishtë 120 HA pemtore. Tashmë gjithçka është braktisur

0

Zona e Martaneshit nuk ka qenë e njohur vetëm për prodhimin e mineralit të kromit, por në këtë krahinë kishte edhe frutikulturë. Liman Koka na tregon se para viteve 90-të në këtë zonë ishin 120 hektarë të mbjella me drurë frutorë, por që pas shembjes së regjimit monist, ato u prenë duke e kthyer vendin gati në një shkretëtirë. Por dëshira për ta rikthyer atë që ishte më parë, nuk ka munguar. Limani ka nisur kultivimin e disa pemëve frutore në një sipërfaqe të konsiderueshme. Ai shprehet se krahinës së Martaneshit duhet t’i rikthehet ajo që kishte më parë dhe të mos qëndrojë vetëm tek prodhimi i kromit.
Limani po i kultivon pemët frutore jo vetëm me qëllimin që të marrë prodhimin e tyre, por edhe që vetë ai, ndonëse në pension të ketë me çfarë të merret gjatë ditës.