Makina përplas një fëmijë në Kukës, largohet nga vendi i ngjarjes

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së hënës në fshatin Gostil të Kukësit.

Mësohet se një makinë ka përplasur një fëmijë dhe drejtuesi i saj është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Fëmija është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës. Policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit të këtij aksidenti.