Franca do të sigurojë pajisje mbrojtjeje për Ukrainën. Një deklaratë e tillë u bë nga Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë së premtes.
Megjithatë në deklaratën e Macron, nuk sqarohet se cilat do të jenë pajisjet mbrojtëse që do të ofrohen.
Macron tha gjithashtu se Franca do t’i sigurojë Ukrainës një “ndihmë shtesë buxhetore prej 300 milionë euro” dhe do të sigurojë materialin që i nevojitet për t’u mbrojtur nga agresioni rus.
Deri më tani Franca nuk kishte ofruar ndihmë tjetër për Ukrainën, përveç asaj humanitare dhe mbështetjes buxhetore.
Teksa Ukraina po përballet me ditën e dytë të agresionit rus, Presidenti Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin armët që po shpërndahen, për tu përballur me sulmuesin.