Paraditen e sotme policia e Bulqizës ka arrestuar sot një 20 vjeçar pasi u kap duke lëvizur me armë me vete.
Denion Fiku, 20 vjeçari që u kap në flagrancë në vendin e quajtur “Sektori Dushaj” është djali i kreut të PD, në Dibër, Dëfrim Fiku. Në momentin që u kap nga policia, 20 vjeçari po qarkullonte në automjet me dy shokë të tij nga Tirana.
Nga kontrolli i imtësishëm i automjetit u gjetën të fshehura një armë zjarri automatik, një armë gjahu shotgun dhe 30 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Disa vite më parë i riu ka pozuar me gishtat lart krah kreut të PD, Lulzim Basha. Siç duket në foto, 20 vjeçari ka qenë në çadrën që u ngrit para kryeministrisë në vitin 2017