
Deputeti socialist Lavdrim Krashi, për Vendimin e Këshillit të Ministrave që parashikon konfiskimin e kateve shtesë të ndërtimeve pa leje, deklaroi se abuzimet kanë lidhje me ndërmarrjet private.
Në studion e MCN Live, ai deklaroi se lejet e ndërtimit me të vërtetë i jep bashkia, por ka shumë hallka që përzihen dhe se janë organe ligjzbatuese që e kanë pasur detyrë të kontrollojnë.
Jemi përpara faktit se disa biznesmenë, e kanë zbatuar projektin siç kanë marrë leje dhe ka pasur të tjerë, disa prej tyre që kanë abuzuar. Për këta doli VKM.
Ideja është që të dalin dy mesazhe, që abuzimet të mos bëhen më dhe ato që janë bërë të kthehen në shërbim të qytetari se abuzuesit, do të detyrohen ti dorëzojnë.
Nuk mund të thuash që nuk ndodh në vendet e BE, por masa që po ndodh në Shqipëri është vërtetë e frikshme.
Jam mahnitur për keq kur mësova që edhe Kroacia kishte probleme të mëdha me ndërtimet pa leje kishte probleme më të mëdha se Shqipëria, për numrin e ndërtesave ilegale.
I pyetur lidhur me pallatet e zbuluara të dy biznesmenëve Salillari dhe Morina, ku janë konstatuar kate pa leje, Krashi tha se para ligjit janë të gjithë njësoj, pavarësisht nëse je i varfër apo i pasur.
Kemi dhe njëfarë tendence në Shqipëri, që të gjithë i dinë të gjitha. Shohin atë pallatin e gjatë te lagja dhe flasin. Nëse ka bërë edhe gjysmë kati më tepër nga sa thuhet do i nënshtrohet vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili do jetë shumë transparent.
Ndërkohë lidhur me reformën territoriale, shtoi se ka edhe 10 ditë kohë që komisioni i posaçëm për reformën territoriale të paraqesë raportin e tij, pasi janë dëgjuar specialistët, ekspertët dhe shoqëria civile.
Në vijim Krashi shtoi se reformat kanë gjithmonë nevojë për rishikim.
Ka bashki që kanë performuar në mënyrë shumë të pakënaqshme, ndërkohë që ka bashki që janë të suksesshme.
Duhet të arrij që administrata publike në Shqipëri të jetë, shërbëtor publik, të performojnë të gjithë shërbëtorët, në çdo cep të Shqipërisë, pavarësisht sa e madhe është bashkia.
Puna e komisionit ka nxjerrë më pah se është më shumë çështje e organizimit të njësive, bashkive.