LAJM I FUNDIT/ Vritet me armë zjarri një 23 vjeçar në Bulqizë

0

Një 23 vjeçar nga Fushë- Bulqiza është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kaluar. Mësohet se i riu është dërguar fillimisht me urgjencë drejt spitalit Rajonal të Peshkopisë, por për shkak të gjendjes së rëndë është nisur drejt Tiranës.

Fatkeqësisht i riu nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve duke humbur jetën gjatë rrugës. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ku 23 vjeçari E.B(Sh), Elidon Basha (Shabani) është vrarë.