Lajm i fundit/ Prokuroria kërkon formularin e dekriminalizimit të kryebashkiakut të majtë

0

Burime për mediat kanë bërë të ditur se Prokuroria ka kërkuar formularin e dekriminalizimit të kryetarit të bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra.

Mësohet se kërkesa është bërë ditën e premte pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe po të premten, Prokurorisë i është dorëzuar informacioni i kërkuar.

Partia Demokratike nuk ka qenë në komunikim me Prokurorinë për këtë informacion, konfirmojnë burimet pranë Partisë Demokratike.