Rekamë![](https://mattv.al/wp-content/uploads/2024/06/euro2024_mati_1x1-1-scaled.jpg)
![](https://mattv.al/wp-content/uploads/2024/06/euro2024_mati_1x1-1-scaled.jpg)
12 nga 15 persona kanë rezultuar pozitivë nga testet e COVID-19 të kryera në Shkodër.
Burime pranë DSHP Shkodër bëjnë me dije se, në bazë të rezultateve, 12 qytetarë rezultojnë mbartës të Koronavirusit në qytetin e Shkodrës.
Të gjithë personat pozitivë kanë lidhje me dy banorët e Shkodrës në lagjen Kiras dhe Dobrac, të cilët u diagnostifikuan me COVID-19 gjatë ditës së sotme.
Me 12 personat në fjalë, numri total i të prekurve në qytetin e Shkodrës shkon në 22, ndërsa në të gjithë qarkun plot 26.
Ndërkohë pritet edhe përgjigja e Ministrisë së Shëndetësisë.