Kush po e ndot mjedisin? Mbeturinat shkarkohen në përrenj pranë urave

0

Ndotja e mjedisit vijon të jetë një problem i madh në vendin tonë. Mbeturinat vijojnë të hidhen pa kriter në natyrë të hapur, ndonëse janë shkatërrues të ekosistemit. Fushatat ndërgjegjësuese siduket nuk kanë dhënë efektin e duhur, ndërsa strukturat e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit duhet të jenë më prezente në terren. Aksi rrugor nacional Burrel – Skuraj është pastruar periodikisht çdo fundmuaji nga Bashkia e Matit, por aksioni në fjalë nuk ka dhënë efekt tek ata që nuk e duan mjedisin.
Mbeturinat që hidhen nga udhëtarët gjatë lëvizjes në këtë aks rrugor, nuk janë asgjë para atyre që shkakrohen nga makina. Në shumë zona, kryesisht në Shkopet por edhe në pika të tjera si kjo në Kongrazhd, duket që mbeturinat vijnë nga biznesi, pasi janë inerte ndërtimi apo materiale të tjera plastike.
Ekspertët mjedisor këshillojnë subjektet apo individët që prodhojnë të tilla mbeturina t’i hedhin në vendin e përcaktuar nga pushteti vendor, pasi dëmi që i shkaktohet mjedisit është i pallogaritshëm.