Bashkia Mat pas borës që mbuloi gjithë Matin dje mori masa për hapjen e rrugëve të cilat në disa fshatra ishin bllokuara totalisht. Kryebashkiaku Malaj solli si shembull ndërhyrjen në fshatin Macukull ku sipas kryetarit të bashkisë nuk ndërhyhej prej 30 vitesh
Statusi i Kryetarit të bashkisë Mat Agron Malaj
Macukulli si një nga Njësitë Administrative më të largëta e vuante më shumë se të gjithë dimrin.
Prej 30-vitesh Bashkia nuk ka ndërhyrë në rrugën e Macukullit duke i lënë banorët me muaj të bllokuar sidomos gjatë dimrit ku nuk ndërhyhej asnjëherë.
Tani kjo situatë ka ndryshuar, Macukulli, Dazjani dhe të gjitha Njësitë Administrative kanë vëmendjen maksimale të Bashkisë.
(Arlindo Vani mattv.al)