Rekamë

Shfaqja e disa rasteve në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut të të infektuarve me koronavirus, në doganat me këtë shtet janë shtuar masat e kontrolleve. Edhe në Dognanën e Bllatës në Dibër, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Dibër, ka rritur kontrollet duke i bërë ato gjatë gjithë 24 orëve. I kontaktuar nga Mat Tv, Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Dibër, Hasan Manja, tha se janë marrë udhëzime të posatshme pas shfaqjes së rasteve në shtetin fqinj të Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë mësohet se në këtë doganë është dërguar edhe një listë me 28 persona, mes tyre një shqiptar, që pritet të hyjnë në vendin tonë, të cilët dyshohet që mes tyre ka edhe të infektuar me koronavirus. Po ashtu, ambjentet e doganës së Bllatës dhe qendrat shëndetësore janë disinfektuar të gjitha e personeli është furnizuar me pajisje shtesë mbrojtëse kundër Kovid19, si termometër lazer, maska me karbon dhe veshje trasha kundër virusit Kovid19.