Koha e krasistjes, Pjeçi: Fermerët mund të marrin konsulencë pranë Ekstensionit Bujqësor
Teksa jemi në muajin e fundit të stinës së dimrit, koha e krasitjes së pemëve frutore dhe hardhisë është tani. Ndërkohë që fermerët duhet të bëhen gati për këtë proces, Përgjegjësi i Ekstensionit Bujqësor në Mat, Dritan Pjeçi thotë se fermerët mund ta marrin konsulencën nga specialistët e sektorit publik por edhe privat. Nga ana tjetër Pjeçi shton se krasitja e hardhisë apo pemëve frutore në këtë periudhë ndikohet nga disa faktorë, siç është lartësia mbi nivelin e detit, varieteti i rrushit apo pemëve frutore. Për shkak të ndryshimeve klimatike që kanë ndodhur vitet e fundit, Drejtori i Ekstensionit Bujqësor Mat, këshillon të gjithë fermerët të shtyjnë sa më shumë krasitjen në mënyrë që të minimizohet dëmi nëse do të ketë ngrica gjatë muajve të pranverës.