Rekamë

Fshatrat Kloskatund e Shëngjun në Bashkinë e Klosit ndonëse kanë shumë tokë bujqësore ato kanë mbetur djerr prej më shumë se dy dekadash. Mungesa e ujit vaditës ka qenë ndër arsyet më kryesore, duke shtuar edhe kostot e larta të procesve bujqësore apo farërat. Hysen Bozhiqi, banorë i fshatit Kloskatund thotë se nga mungesa e vaditjes jo vetëm që tokat kanë mbetur djerr, por edhe të rinjtë janë larguar, duke e braktisur totalisht fshatin. Ky problem sipas tij është edhe për fshatrat Shëngjun e Bejn.

Këtyre banorëve nuk ju mungon vetëm uji vaditës, por edhe ai i pijshëm. Hysen Bozhiqi thotë se që me ndërtimin e traverbankut, të gjitha burimet ujore u zhdukën, duke bërë të mundur që as ujë për të pirë të mos kenë më banorët.

E vetmja mënyrë që këta banorë të pijnë ujë janë burimet e shirave. Ata detyrohen që të filtrojnë ujin që konsumojnë çdo ditë. Por situata bëhet akoma edhe më problematike gjatë stinës së verës, ku reshjet mungojnë e burimet shterrojnë.

Banorët e mbetur aty janë me shpresën se një ditë pushteti vendor apo ai qendror do të kujtohen për ta, sa fshati ende nuk është braktisur i gjithi.