Klos/ Kanosi dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 41-vjeçari

0

Policia e Matit ka arrestuar ditën e sotme një 41-vjeçar për kanosje dhe dhunë ndaj bashkëshortes.

Policia njofton se shtetasi i arrestuar është L. Gj., 41 vjeç, banues në Klos.

Ky shtetas në banesën e tij a kanosur me mjete prerës dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.