
Pas përfundimit të procesit të numërimit të kutive në Dibër, kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Premtim Kryemadhi, e ka quajtur një masakër elektrorale fitoren e rivalit të tij socialist.
Kryemadhi tha se kandidati i PS-së Rahim Spahiu, gjatë fushatës elektorale nuk ka bërë asnjë dalje publike dhe nuk ka takuar asnjë qytetar dibran.
Sipas tij fitorja e Spahiut ka ardhur si rezultat i shantazheve, teksa theksoi se ndonëse nu karriti të fitonte do të vijojë kauzat si qytetar.
“Ju përshëndes të gjithëve, ju falenderoj për punën që keni bërë, përfundoi një maskaradë elektorale. Kemi një proces ku ministrat numërojnë votat, dy ministrat Manja dhe Balluku kanë qenë të instaluar në Dibër, së bashku me administratën e Bashkisë së Kamzës. I gjithë arsenali i pushtetit ishte vënë në dispozicion të kësaj fushate.
Kemi një kandidat të PS që ka marrë 14 mijë vota, një kandidat që gjatë gjithë fushatës, nuk ka pasur asnjë ligjëratë publike, përballë qytetarëve që do ta votonin, e megjithatë ai ka si aset 14 mijë vota, ky është një vullnet i deformuar i dibranëve. Pritshmëria ime ishte që në asnjë mënyrë këto 14 mijë vota, do të shkonin te një kandidat që nuk ka bërë asnjë dalje publike.
Dua tiu kujtoj edhe njëherë, një deklaratë të kryeministrit Edi Rama, në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor, duke thënë se në rast se nuk do të votonin kandidatin e PS Rruga e Arbërit nuk do të përfundonte. Ky kandidat nuk bind. Dibra është bastion nëse qytetarët do të votonin të lirë, dhe nuk do të shantazhoheshin me ndihmën ekonomike, me dibranët unë nuk ndihem i humbur, do të vazhdoj kauzat si qytetar”, tha Kryemadhi.
Zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës, i fitoi kandidati i PS-së Rahim Spahiu, me një diferencë të thellë votash me Kryemadhin, dhe kandidatin e Bashës Luan Haka, i cili u rendit i treti në këto zgjedhje.