Këshilli Bashkiak Mat në mbledhjen e radhës

0

Këshilli bashkiak Mat është mbledhur këtë të enjte për të zhvilluar mbledhjen e radhës për muajin Maj. Në këtë mbledhje këshilltarët e pranishëm shqyrtuan 5 pika në rendin e ditës.

Pas miratimit në parim, këshilli nisi shqyrtimin e pikave një e nga një. Fillimisht këshilli miratoi me të gjitha votat e anëtarëve të pranishëm projekt-vendimin e fondit 6% të ndihmës ekonomike, muaji Prill 2025.

Më pas këshilli diskutoi projekt-vendimin e përfituesve nga programi subvencioni i interesave të kredisë për strehim. Pas diskutimeve, këshilli9 e miratoi këtë pikë me votat e nevojshme.

Këshilltarët shqyrtuan dhe miratuan listën e familjeve përfituese të programit të strehimit social “Subvencion i qerasë”.

Me votat e nevojshme u miratua edhe projekt-vendimi i një ndryshimi në buxhetin e vitit 2025.

Në fund, këshilltarët diskutuan kërkesat e banorëve të cilat u shqyrtuan tek pika e të ndryshmeve.