Rekamë

Nga Arlindo Vani

Prej rreth dy javësh që kur u zbulua rasti i parë me koronavirus në Shqipëri qytetarët e vendit tonë u kapluan nga frika. Ditët e para dhuruan një sensibilizim të madh ku, filluan të zbatonin me përpikmëri çdo lloj mase të vendosur nga organet shëndetësore e ato shtetërore.

Por mekalimin e ditëve ndodhi një ndryshim i pazakontë. Njerëzit kryesisht në kryeqytet por edhe në rrethet e tjera të vendit filluan të grumbullohen kryesisht nëpër supermarkete apo në parqet e lagjeve. Kjo bëri që qeveria dhe kryesisht Ministria e Shëndetësore të ashpërsonte masat duke i bërë ato drastike. Kufizimi i orareve rezultoi jo i efektshëm saqë në rrugë doli ushtria e policia gjobiti dhjetra qytetar si dhe ju hoqi patentën qindra drejtues mjetesh të pabindur.

Mesazhi që vjen nga Italia ku si pasojë e prekjes nga Covid-19 humbasin jetën mesatarisht 500 persona në ditë akoma nuk është i qartë për shqiptarët. Videot dhe fotot nga e gjithë vendi ku njerëzit rrinë ngjitur për të marrë disa perime apo më keq video e xhiruar në Korçë ku dy persona zihen për bukë gati çoi dëm një javë karantinim, të zbatuar gati në perfeksion.

Në gjithë këtë kaos sjellja e qytetarëve matjan ka qenë shembull për tu ndjekur nga gjithë pjesa tjetër e vendit. Matjanët historikisht kanë treguar që dinë si të luftojnë në një betejë dhe nuk bënë përjashtim as këtë herë. Nga mosha e re deri në atë të tretë kanë zbatuar të gjithë rregullat e këshilluara nga autoritetet përfshirëse edhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ky është një faktor i rëndësishëm për të mos lejuar “pushtimin” e rrethit tonë nga ky armik i padukshëm por vrastar.

Qëndronështëpi

Bëjepërveten

Bëjepërfamiljen

Bëjepërshoqërinë

Tëgjithëpërnjëqëllim

Porsecilingashtëpiaetij