
Turistët e huaj që e vizitojnë vendin tonë për herë të parë kanë mbetur të impresionuar në shumë drejtime. Jo vetëm pamjet e bukura që ofron Shqipëria, por edhe mikrpitja e njerëzve është kryefjalë e vitorëve që vijnë nga jashtë kufijve të Shqipërisë. Ky grup turistësh vijnë nga italia dhe kanë vizituar disa nga vendet më të bukura në veri. Ata kanë ardhur të shëtisin me biçikleta, por thonë që do të rikthehen me familjet e tyre. Drejtuesi i grupit, Nikola Shuli thotë se imperesioni ka qenë shumë i madh gjatë vizitës njëjavore në veriun e Shqpërisë.
“Ne kemi ardhur nga Italia, Ankona. Kemi ardhur që të dielën këtu në Shqipëri dhe po bëjmë një tur me biçikleta. Është hera e parë që po vij këtu. Kemi bërë xhiro në alpet shqiptare. Ishin shumë të bukura. Jemi shumë të kenaqur, kemi gjetur njerëz shumë mikpritës. Më kanë pëlqyer shumë peisazhet. Kjo rruga qenka në gjendje skandaloze, po r pamja është spektakolare. E vetmja gje që na zhgënjen është rruga sepse siç thashë, pamja është bukuri më vete. Janë edhe mbeturinat anash rruges që duhet t’i pastroni.
Do ta mbyllim xhiron tonë drejt Durrësit për të ikur në Itali. Mund të kthehemi sërish me familjen tonë, por ama jo me bicikleta. Ne çdo vit bëjmë një tur me biçikletë në shtete të ndryshme. Thjeshtë jemi shumë të apasionuar pas biçikletës. Po ashtu është shumë më mirë të ndalosh dhe të shohësh vendet, të takosh njerëz etj. Nuk është fare e rrezikshme për të udhëtuar në Shqipëri, sidomos me eksperiencën tonë. Makinat ecin pak shpejt dhe afrohen pak më shumë seç duhet, por ama shumica ngadalsojnë dhe kalojnë me kujdes”.
Turistët Italian shijuan në maksimum luginën e shkopetit me natyrën e saj të mrekullueshme.