Rekamë

Në operacionin antidorgë që është zhvilluar mëngjesin e sotëm në Kukës, Shkodër e Tiranë, është arrestuar edhe Arben Tuci.

Ai është vëllai i kryebashkiakut të Fush Arrëzit, Fran Tuci. Aben Tuci u arrestua nga forcat “Shqiponja” të Shkodrës.

Dyshohet se vëllai i kryebashkiakut Fushë Arrëz, ishte i lidhur me një grup kriminal që kultivonte kanabis. Janë më shumë se 30 persona të arrestuar deri më tani nga Policia e Shtetit në këtë operacion. Ende nuk dihet roli i Arben Tucit në grupin që kultivonte kanabis.

Hetimet filluan në tetor të 2018-së, atëhere kur Policia gjatë një operacioni kapi 128 bimë kanabisi në një parcelë dhe autor ishte Sali Kovaci. Ky person rezulton në dosje të jetë arrestuar disa herë për të njëjtën çështje, saktësisht për kultivim kanabisi në Shënmëri të Kukësit, në fshatin Petkaj.

Nga hetimet speciale Prokuroria ka konkluduar se ky grup kriminal prej dhjetëra presonash ka pasur mbështetjen e policëve të Komisariateve të Kukësit dhe Pukës.

Ramiz Cena është punonjësi i policisë që sipas Prokurorisë ishte ‘garancia’ e këtij grupi kriminal pasi ishte dhe polici i zonës së Shënmërisë.