Humbja e dibranit Tofik Xhika ka tronditur jo pak Dibrën. 49 vjeçari i apasionur pas peshkimit ndodhet i humbur prej më shumë se një dite dhe forca të shumta ndodhen në kërkim të tij.
Deputeti i Qarku Dibër Xhelal Mziu ka kërkuar nga organet përkatëse të ndërhyjnë një orë e më parë në gjetjen e tij.
Statusi i deputetit Mziu ne facebook
Ka mbi 24 orë që është mbytur në lumin Drin Tofik Xhika nga Fushë – Çidhën, Dibër, në moshën 49 vjeçare!Deri në këtë moment asnjë strukturë e posaçme kërkim-shpëtimi shtetërore apo polumbare nuk kanë ardhur për gjetjen e trupit të Tij!Po kërkojnë banorë të zonës, miq dhe të afërm por deri në këto momente asnjë rezultat!Rilindja përdorë çdo strukturë shtetërore, për një protest, për një banor që nuk paguan energjinë, etj.Por kur një banorë humb jetën, shteti bëhet inegzistent.Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe strukturat e tyre përkatëse duhet të ndërhyjnë një orë e më parë, për gjetjen e trupit të Tofik Xhikës!