
Një person është gjetur i pajetë në një kanal në rrugën e Shëngjinit. Trupi i viktimës është pikasur nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar policinë.
Identiteti i personit që është gjetur i vdekur ende nuk është bërë i ditur.
Policia është duke punuar për identifikimin e tij dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.