Rekamë

Nga Mentor Kikia

Në Mat u bënë transplante, aq sa në Gramsh u prodhua vaksina

Kjo shtëpi e vjetër është në një fshat të Matit.Ndërsa kjo “kabina” është një qendër e re shëndetësore, në një fshat të Gramshit. Të dyja janë të famshme. E para, sepse një hetues i huaj ngriti pretendimet se këtu janë bërë transplante organesh njerëzore nga UÇK. Dhe e dyta, sepse kjo micro-ndërtesa ishte një qendër shëndetësore dhe që kishte kushtuar 8 mijë Euro.Çfarë i lidh këto të dyja?Të besosh se në atë shtëpi të vjetër janë bërë transplante njerëzore, kur për këtë operacion nevojitet teknologji e kushte shumë specifike, është njësoj si të thuash se në këtë “qendrën” shëndetësore në Gramsh u prodhua vaksina kundër covid 19.