
Diten e hene ne oren 08:30, 15 perfaqesues te fshatit Kloskatund trokitën në dyert e Bashkisë Klos per problemet me ujin vadites.
Ankesa e tyre shkon per firmen “Balfin Group” dhe firmën sipërmarrëse për ndërtimin e hidrocentralit që merr ujin e Shëngjunit, aq i domosdoshëm për jetesën në fshatin Kloskatund.
Banoret e Kloskatundit shprehen per mikrofonin tone se ato kane ardhur prane bashkise se Klosit per te bere nje marrveshje mes tyre, firmave dhe pushtetit vendor per garantimin e furnizimit me uje te fshatit.
“Mat Televizion” kontaktoi edhe perfaquesuesit e firmes se Hidrocentralit për problemet e krijuara me ujin vaditës në Kloskatund dhe ato ku ato u shprehen se kjo ka ardhur si pasojë e nje difekti ne tubacionin qe furnizon fshatin Kloskatund. Por premtuan se ky difekt do te rregullohet dhe fshati do te furnizohet me uje së shpejti.