Familja Katuçi në mbështetje të Thaçit, besojmë në pafajësinë e tij

0

Ngritja e aktakuzës për krime lufte ndaj ish presidentit të Kosovës, hashim Thaçi ka prekur opinionin mbarëshqiptar. Ndërkohë të gjithë papërjashtim janë në mbështetje të tij dhe besojnë në pafajësi. Një ndër krimet e supozuara nga prokurorët e Hagës ishte edhe ngritja e një baze të UÇK-së për transplant organesh, e ashtëquajtura “Shtëpia e verdhë” në Mat. Por kjo akuzë nuk u vërtetua kurrë edhe pse që prej vitit 2004 ajo ishte shënjestër e Serbisë. Ndërkohë, pronari i shtëpisë së etiketuar si “Shtëpia e verdhë” në fshatin Gurrë e Vogël të Klosit, Mërsim Katuçi thotë se arrestimi i Thaçit është krejt i padrejtë.
Katuçi thotë se është i gatshëm të dëshmojë dhe të vërtetojë akuzat e pabaza për shtëpinë e tij që njollosin jo vetëm luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, popullin shqiptar dhe veçanërisht familjen e tij.
Senatori zviceran Dick Marty bazuar në librin e Karla Del Pontes, ngriti akuza të rënda ndaj disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për përfshirje në krimin e organizuar, përfshirë trafikimin e organeve njerëzore të ushtarëve serb që kapeshin robër në luftë. Një ndër pikat e supozuara ishte edhe “Shtëpia e verdhë” në Mat, por që kurrë nuk u vërtetuan këto akuza prej Martyt.