Rekamë

Familja Doksani nga fshati Bel i Klosit ka mbetur pa shtëpi prej një viti pasi banesa e tyre u shkrumbua nga flakët. Shyqiri Doksani thotë se ka bërë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për tu dëmshpërblyer, por deri tani nuk ka marrë asgjë.

5 anëtarët e kësaj familjeje kanë mbetur në qiell të hapur ndërkohë që kanë nisur vendosjen e një tarrace banesës me para të marra borxh. Shyqiriu thotë se tashmë puna ka mbetur po aty dhe se nuk ka më para për të vazhduar.

Jo vetëm që nuk ka marrë ndihmë për banesën e shkrumbuar, familja Doksani thotë se nuk është ndihmuar as në forma të tjera.