Zyrtari i lartë amerikan Gabriel Escobar, ka komentuar situatën në PD. Ai e ka quajtur “të trishtueshme” gjendje në të cilën ndodhet partia më e madhe opozitare.

Duke folur për median greke “Tovvima”, Escobar është shprehur se populli shqiptar duhet të refuzojë të shkuarën në mënyrë që të mos rikthehen “ditët e këqija”. Më tej, ai ka thënë se SHBA ka marrëdhënie të mira me PD-në.

“Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë me PD-në. Një demokraci e fortë ka nevojë për një opozitë të fortë. Është e trishtueshme ajo që ndodh me PD-në aktualisht.

Shpresoj që anëtarët e PD-së dhe populli shqiptar të refuzojnë të kaluarën dhe të shikojnë nga e ardhmja. Shpresoj që ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsioni karakterizonte pikëpamjen e shumë njerëzve në rajon për Shqipërinë”, është shprehur Gabriel Escobar.