Rekamë

Edhe në Dibër qytetarët kanë kufizuar ndjeshëm lëvizjet e panevojshme në qytet. Kjo ndoshta edhe nga dëbora e rënë gjatë ditës së sotme, por ajo që ka rëndësi është që numri ka qenë shumë i vogël. Në rrugët e qytetit të Peshkopisë sheh njerëz që nxitojnë me qese të mbushuara me ushqime për tu kthyer në banesë sa më parë. Edhe në bulevard lëvizjet ishin shumë të pakta, duke bërë një ndryshim të dukshëm nga herët e tjera. Megjithatë qytetarët janë këshilluar nga forcat e rendit të cilat patrullonin në të gjitha rrugët e qytetit. Burime nga policia e Dibrës thanë se një pjesë e mirë e qytetarëve që kanë dalë këtë të mërkurë ishin me leje të marrë në portalin ealbania apo me mesazh në numrin 55155. Në të gjithë Qarkun nuk është vendosur asnjë masë administrative për këmbësorët, ndërsa janë kontrolluar të gjitha automjetet në lëvizje nëje ishin të pajisur me autorizimin përkatës.