Për herë të parë xhamia e qytetit të Burrelit e cila ndodhet brenda parkut “Mbretëresha Geraldinë” ka rënë pre e vjedhjes.
Persona ende të paidentifikuar në moshë të mitur janë futur brenda ambjenteve të xhamisë rreth orës 10, duke përfituar nga mungesa e besimtarëve kanë hapur kasafortën që ndodhej aty dhe kanë marrë një shumë parash.
Në momentet e fundit ata janë pikasur nga pastruesja e cila nuk ka myndur dot t’i ndalojë.
Imami i xhamisë Burrel, Vladimir Haxhijaj thotë se akti i rëndë është më shumë moral se sa ekonomik.
Policia e Burrelit ka nisur hetimet për të gjetur autorët të cilët dyshohet se janë larguar nga ana lindore e parkut.