
Prej disa kohësh, Milan është në kërkim të një qendër mbrojtësi.
Në listën e lojtarëve të kërkuar nga drejtuesit e klubit kuqezi për repartin difensiv, bie në sy emri i mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti.
Sipas medieve italiane, agjentët e Gjimshitit janë kontaktuar nga drejtuesit e klubit Lombard.
Për Gjimshitin transferimi tek Milan do të ishte një hap i madh, pasi bëhet fjalë prej një prej klubeve më të suksesshme në Itali dhe që në këtë merkato verore ka afruar disa lojtarë cilësorë për t’u kthyer në majat e Europës. Mbetet për t’u parë…
Ndërkohë, Gjimshiti është thirrur nga Gasperini për ndeshjen e nesërme në Olimpico kundër Lazio.