DVP Dibër/Trajnim i punonjësve të Policisë, nga Kryqi i Kuq, me temë “Ndihma e parë”.

0

DVP Dibër/Trajnim i punonjësve të Policisë, nga Kryqi i Kuq, me temë “Ndihma e parë”.

Trajnimi ka nisur prej dy ditësh, në ambientet e DVP Dibër.

Trajnimi i punonjësve të Policisë ka nisur me iniciativë të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër Drejtues Dhimitraq Ziu, i cili ka kërkuar bashkëpunimin e stafit të Kryqit të Kuq, Dega Dibër.

Përfaqësuesit e Kryqit të Kuq në Degën Dibër i janë përgjigjur pozitivisht kërkesës së Drejtorit të Policisë dhe prej dy ditësh kanë filluar trajnimin për të gjithë punonjësit e strukturave policore që operojnë në qarkun Dibër.

Drejtori i Policisë Dhimitraq Ziu, në nisje të trajnimit, ka falënderuar përfaqësuesit e Kryqit të Kuq, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e treguar për rritjen profesionale të punonjësve të Policisë, në drejtim të dhënies së ndihmës së parë, kryesisht në rastet e aksidenteve rrugore.

Drejtor Ziu ka theksuar se është shumë e domosdoshme për përmbushjen e detyrës së punonjësit të Policisë që ai të dijë si të veprojë në rastet kur për të lënduarit nga aksidentet e ndodhura në rrugë apo nga situata të tjera, ndihma e parë konsiderohet e nevojshme dhe jetike.

Drejtor Ziu: “Misioni i Policisë ka në thelb mbrojtjen e jetës, humanizmin dhe solidaritetin, ndaj ky trajnim i shërben përmbushjes më së miri të misionit tonë edhe në drejtim të dhënies ndihmë për të shpëtuar jetë. Për ne, qytetari është i pari, jemi në shërbim të qytetarëve dhe të sigurisë së jetës, ndaj ju kërkoj seriozitet dhe angazhim maksimal për të ndjekur me përgjegjësi trajnimin, me qëllim përvetësimin e sa më shumë dijeve për këtë temë.

Falënderoj përfaqësuesit e Kryqit të Kuq, për gatishmërinë për bashkëpunimin dhe për profesionalizmin e tyre. Shpresoj dhe jam i bindur se ky bashkëpunim do të vazhdojë me dhurimin e gjakut nga ana e punonjëse të Policisë, për fëmijët talasamikë”.

#PoliciaDibër🤝KryqiiKuqShqiptar
#DegaDibër
#bashkëpunimidomosdoshëm