
Rritja e rasteve me Covid-19 ditët në Dibër ka bërë që autoritetet shëndetësore të kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve. Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Dibër, Hasan Manja tha se vetëm ditët e fundit janë dërguar për analizë 70 tampon nga Bashkia e Dibrës. Duke parë numrin në rritje të rasteve në të gjithë vendin, Manja iu bëri apel qytetarëve që tregohen të kujdesshëm dhe të vendosin maskë në ambjente publike.
Nga ana tjetër Manja thotë se NJVKSH po monitoron të gjitha institucionet si ato arsimore, doganore etj në respektim të protokollit të sigurisë antiCovid.