Dita pa makina, Kumbaro tregon planin: Nga 3 prilli, e diela e parë e çdo muaji do të jetë pa mjete në qytetet kryesore

0

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kombaro ka prezantuar planin kombëtar për “ditën pa makina”.

Ajo u shpreh se nga data 3 prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë ditë pa makina në qytetet kryesore të çdo qarku.

Ajo tha se kjo bëhet për të kursyer për shkak të krizës që po godet të gjithë botën, por edhe për të pasur një mjedis më të pastër.

“E ndaj me ju në këtë komunikim planin kombëtar të ditës pa makina. Me nisjen në kryeqytet e ta shtrijmë nga qytetaret kryseore në 12 qarqe. Edhe një thirrje për veprim për kursim dhe mjedis më të pasur. Sa i takon mirëkuptim në reduktimin tonë me automjete sa më shumë të kemi mundësi. Ta fillojmë këtë nga dita e pushimit. E nism ditën nga e diela e parë e çdo muaji duke e filluar nga 3 prilli. Më lejoni të kujtoj se vetëm pak muaj më parë gjatë samitit më të madh ndaj mjedisit në Glasglow morëm angazhimin për të ulur ndjshëm emetimet deri në vitet 2030.

Janë angazhime konkrete që përmirësojnë jetën tonë dhe për tu lënë fëmijëve një mjedis më të pasur. Ka dy mënyra me e lehta është të pyesim dhe të kritikojmë, a sdo ishte më rracionale që mund të sjell ndryshim se cfarë mund të bëjë unë për ta përmirësuar situatën. Zëvëndësimin e makinës me bicikletën, mos e konsideojë vetem shoferë, por këmbësor ashtu siç edhe jemi” tha Kumbaro ndër të tjera.