Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, Fondacioni “Së bashku” në bashkëpunim me disa organizata të tjera, zhvilluan këtë të enjte një marshim sensibilizues në rrugët e qytetit të Burrelit. aktiviteti në të cilin morën pjesë më pak se 10 persona, duke zbatuar kështu edhe udhëzimet e ministrisë së Shëndetësisë, nisi fillimisht para Bashkisë Mat, e vijoi në rrugët e qytetit. Përfaqësuesja e Fondacionit “Së bashku”, Shirla Preni tha se qëllimi është promovimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuar.
Aktiviteti u mbyll me dhurimin e disa maskave institucionit të Bashkisë Mat. Përfaqësuesit e fondacionit ja dorëzuan ato specialisteve të shërbim social në këtë bashki, duke treguar kështu edhe një shenjë solidariteti me situatën e krijuar nga Covid-19.