Bulevardi “Elez Isufi” i qytetit të Peshkopisë u tejmbush paraditën e sotme nga qytetarët. Ndonëse orari nga ora 5 e mëngjesit derin në orën 13 është që të shfrytëzohet nga qytetarët për të bërë furnizimet me bazën ushqimore të nevojshme, dibranët e kanë shfrytëzuar për të bërë xhiro në boulevard.
Ndërkohë edhe në këtë qytet u panë grumbullime njerëzish duyke mos respektuar distancën, kryesisht në dyqane e supermarkete. Por dibranët kanë dalë në këmbë për të bërë Pazar, duke lënë të parkuar mjetet e tyre para banesave. Kjo e ka bërë më të lehtë monitorimin nga ana e policisë. Megjithatë, edhe në këtë qytet, pas orës 13:00, qytetarët u rikthyen në banesa për të vijuar karantinimin deri në orën 5 të së Martës.