Edhe pse këtë vit qershia e dibrës u poq një muaj me vonesë, kjo nuk e ka penguar zhvillimin e panairit të titulluar “Festa e qershisё” e cila është një nga 9 festat lokale nё Bashkinё Dibёr, dhe qё organizohet pёr gati 3 vite nё Peshkopi nga grupi i organizimit tё festave lokale, nё kuadёr tё programit “Dibra, Turizёm dhe Traditё”, mbёshtetur nga USAID dhe Ambasada Suedeze nё partneritet me ALCDF dhe Bashkinё Dibёr.
Dibra ёshtё zona qё zё vendin e parё nё Shqipёri pёr prodhimin e qershisё, ku janё mё shumё se 385 ha me pemtore qershie dhe me njё prodhim mesatar vjetor rreth 2400 ton. Pikёrisht, pёr tё festuar hapjen e sezonit turistik ёshtё zgjedhur festa e qershisё si fruti i parё i vitit.
Mё shumё se 40 fermerё morёn pjesё nё panairin e organizuar me kёtё rast, ku u prezantuan varietete tё ndryshme qershie, agropёrpunues tё qershisё, gatime tradicionale, artizanё lokalё etj.
Organizatorёt e kёtij eventi janё optimist qё ky vit do jetё njё vit i mbarё pёr turizmin nё Dibёr, ku shikohet njё interes nga vizitorёt e huaj dhe vendas.
Festa e Qershisё, ishte vetёm hapje e sezonit turistik, i cili do vazhdojё edhe me festat e tjera lokale si Festa e Drinit, festa e Bjeshkёs, Oda Dibrane, dhe mbyllen me Festёn e tё Vjelave.