Dibër: Elektricisti bie në kontakt me rrymën elektrike dhe humbet jetën tragjikisht

0

Një elektricist ka humbur jetën gjatë ditës së sotme në Dibër si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Mediat mësojnë se bëhet fjalë për elektricistin Ymer Lleshi, 60 vjeç.

Ai është gjetur sot rreth orës 14:10 në fshatin Hotesh nga banorët e zonës, pa shenja jete.

Policia thotë se dyshohet se ai humbi jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Grupi hetimor vijon hetimet në zonë për zbardhjen e shkaqeve të rrethanave të ngjarjes.