Denigron rruga nacionale Burrel-Skuraj, tashme mbetet edhe pa kontraktor

0

Që prej datës 11 Shkurt, aksi rrugor nacional Skuraj – Peshkopi është në mëshirë totale të fatit. Firma që kishte një kontratë 5 vjeçare për ta mirëmbajtur këtë aks e ka përfunduar atë para katër ditësh. Gjatë një vëzhgimi të bërë këtë të Martë na segmentin Burrel – Skuraj nuk shihej asnjë mirëmbajtës në rrugë, duke bërë që ai të jetë totalisht në mëshirë të fatit. Gropat e mëdha të hapura në të sa vijnë e zgjerohen, duke u kthyer në rrezik të madh për përdoruesit e rrugës.

Effect… gropa e madhe

  Po ashtu edhe kanalet anësore të cilat u mbushën me gurë apo zhavor nga shirat e pak ditëve më parë janë papastruar. Por më shqetësuese situata është nga prania e gropave të cilat i gjen në të gjithë gjatësinë e rrugës nga Skurajt në Burrel. Drejtuesit e mjeteve shprehen se Autoriteti Rrugor Shqiptar duhet të ndërhyjë patjetër jo vetëm në vendosjen e një kontraktori, por edhe të investojë në këtë rrugë e cila është arteria kryesore për lidhjen e verilindjes me veriun e vendit. Me nisjen e sezonit turistik, rruga pritet të ketë më shumë frekuentues të cilët zgjedhin plazhin e Lezhës apo atë të Shkodrës për të kaluar pushimet.

Sink… Drejtues mjeti

Megjithëse fondi për mirëmbajtjen e kësaj rruge ishte miliona euro, kjo është gjendja në fund të kontratës me firmën përkatëse.