Inter-Milan do të jetë edhe Konte kundër Piolit, dy trajnerë të ndryshëm edhe nga pikëpamja e karakterit, që do të përballen për herë të dytë pas fitores 4-2 të zikaltërve 9 shkurtin e kaluar.
Atë mbrëmje rezultoi superior Konte falë një pjese të dytë befasuese, por Pioli megjithatë ndërtoi një Milan thuajse perfekt që dominoi në 45 minutat e para duke vendosur bazat për rilindjen e muajve të kaluar. Tani trajneri kuqezi kërkon hakmarrjen, ndërsa Konte synon të konsolidojë famën e tij prej “specialisti” në derbet italiane.
Përsa i përket formacioneve, nuk ka pasur surpriza, me Piolin që në minutat e fundit ka vendosur të startojë me Leaon në krahun e majtë të sulmit.