“Çuam ministrin në burg”, Çupi: Do të punojmë edhe me 3 turne, afera e inceneratorëve do të çohet deri në fund

0

Dhurata Çupi, deputete e Partisë Demokratike, u shpreh ne Debat nga Alba Alishani në A2 CNN se afera e inceneratorëve do të hetohet deri në fund.

Çupi u shpreh se do të kërkohet edhe zgjatje të afateve të komisionit hetimor, nëse do të ketë pengesa nga PS.

“Në komision u paraqitën fakte dhe prova si abuzohet me buxhetin e shtetit, si abuzohet me taksat e shqiptarëve, si abuzohet me procedurat ligjore të koncesioneve. Ne do të bëjmë çmos që këtë afat ta mbyllim me procedurat dhe dëshmitarët deri më 24-25 shkurt. Nëse ne nuk do t’ia arrijmë kësaj, atëherë do të kërkojmë zgjatjen e afatit. Ne do t’i qëndrojmë këtij denoncimi ashtu siç kemi bërë në mënyrë të vazhdueshme në këto 6 vite. Ne do t’i qëndrojmë kësaj pasi kemi prova, kemi dosjet, kemi të drejtën që shqiptarëve t’u tregojmë atë se çfarë kjo qeveri u ka bërë, duke i marrë me miliona euro. Kjo është detyra e një opozite. Kemi një ministër për këtë aferë në burg. Do të punojmë edhe me 3 turne për ta çuar këtë çështje në fund”, tha Çupi.