Qarku i Dibrës është drejt daljes nga harta e zonave të rasteve aktive me Covid-19. Aktualisht në të gjithë Qarkun janë vetëm 4 qytetar të infektuar aktiv, duke bërë që numri të jetë i papërfillshëm kundrejt qarqeve të tjera.

Rënia në këtë nivel e rasteve aktive ka të bëjë edhe me mungesën e infektimeve të reja në një interval kohor prej më shumë se një jave.

Situata drejt rënies është edhe në shkallë vendi ku aktualisht numërohen vetëm 1300 qytetar të infektuar aktiv, ku pjesa më e madhe janë në Tiranë, Fier, Lezhë dhe Elbasan.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve që ende nuk janë vbaksinuar t’i drejtohen qendrave të tyre shëndetësore apo pikave të përqendruara të vaksinimit.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.