Ekipi matjan i futbollit “Burreli” vijon të jetë në merkaton e dimrit. Pas katër largimeve zyrtare nga kjo skuadër si, Brilant Hasaj, Rigers Xhahysa, Silva Junior Luis Paulo dhe Orges Koduzi, kubi ka bërë edhe zyrtarizimin e parë në afrim për këtë merkato. Matjanët kanë firmosur kontratën me mbrojtësin e djathtë Kujtim Alcani. Alcani ka qenë pjesë e skuadrës së Tërbunit të Pukës, ndërsa për pjesën e mbetur të kampionatit do të jetë në formacionin e Burrelit.
Skuadra vijon stërvitjen në ambjentet e stadiumit “Liri Ballabani” ku dhe po testohen lojtarë që kanë ardhur në testim.
Ndërkohë në ditët në vijim pritet të vijnë edhe futbollist të tjerë, kryesisht të repartit të sulmit. Ende nuk dihet se cilat do të jenë lëvizjet përfundimtare të stafit teknik dhe drejtuesit të klubit. Megjithatë, ajo që dihet e sigurtë është që merkatoja do të vijojë deri në plotësimin kompakt të grupit për pjesën e mbetur të garës.