Burrel. Qytetarët dynden në rrugë, nuk respektohen distancat

0

Ashtu si në të gjitha qytetet e vendit edhe në Burrel këtë të hënë u pa një dyndje qytetarësh gjatë paradites. Rrugët ishin të mbushura me njerëz si asnjë ditë e javës së kaluar, ndoshta kjo edhe për faktin se gjithçka ishte e mbyllur që nga ora 13:00 e së shtunës deri në orën 5 të mëngjesit të kësaj të hëne. Grumbullime njerëzish u panë kryesisht në dyqane të produkteve ushqimore dhe ato të frutaperimeve. Në të shumtën e këtyre dyqaneve nuk u respektua distanca sociale. Ndryshe situata ishte në pikat e pagesës së faturës së energjisë elektrike apo dhe ujit të pijshëm. Këtu qytetarët rrinin në radhë duke respektuar distancën prej më shumë se 1.5 metër dhe vetëm një person futej brenda. Një lëvizje e shtuar u pa edhe për automjetet të cilat në krahasim me javën e kaluar, ishin më të shumta në numër.