
Besimtarët Katolik kremtuan të dielën në të gjithë botën festën e Pashkës që simbolizon ringjalljen e Krishtit. Por për herë të parë ndoshta në histori, besimtarët festuan në shtëpitë e tyre pa u mbledhur në Kisha. Kështu ndodhi edhe me besimtarët e Kishës Ungjillore Burrel. Të dielën në kishë nuk kishte asnjë besimtarë për të ndjekur shërbesën e kësaj feste. Pastori i Kishës Ungjillore Burrel, Rustem Beqiri pasi foli në lidhje me ditën e Pashkës, tha se vetëm të gjithë bashkë mund tja dalim mbanë për ta mundur koronavirusin. Edhe në kishat e tjera katolike meshat e Pashkës u mbajtën pa besimtarë, në zbatim të masave të ndërmarra nga qeveria për të penguar përhapjen e Covid-19 në vendin tonë.