Ballina SOCIALE Bulqizë/ Sistemohen kanalet kulluese dhe ujërat e zeza në Bulqizë, Alla: Ishin...

Bulqizë/ Sistemohen kanalet kulluese dhe ujërat e zeza në Bulqizë, Alla: Ishin kthyer në gangrenë

0

Në Bashkinë e Bulqizës ka nisur implementimi i një projekti që do t’i japë fund njëherë e mirë ndotjes që shkaktohej nga amortizimi i rrjetit të ujërave të ndotura. Investimi në fjalë përfshin gjithë lagjen e vjetër të këtij qyteti dhe përfundon pranë fshatit Vajkal. Për të parë nga afër ecurinë e punimeve ishte vetë i pranishëm kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla. Ai u shpreh se me këtë investim zgjidhet një gangrenë e madhe që i ka shoqëruar qytetarët e lagjes së vjetër prej dekadash.

Projekti në fjalë që po zbatohet përfshin edhe rehabilitimin e kanaleve kull;uese mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës. Kryebashkiaku Lefter Alla tha se kjo do të shmangë edhe përmbytjen e rrugës apo bizeseve që ndodhen në rrugën lidhëse mes dy lagjeve.

Projekti në fjalë pritet të mbyllet brenda një kohe të shkurtër.

Exit mobile version