Bulqizë, ngacmimi seksual i të miturën, flet gjyshja: Nëse nuk do të veprojë drejtësia mbi atë njeri, do ta vë unë drejtësinë

0

Një 53 vjeçar ka rënë në prangat e uniformave blu të komisariatit të policisë së Bulqizës nën akuzën e ngamcimit seksual të një të miture. Shtetasi me inicialet B.L ka ngacmuar në mënyrë të vazhdueshme një 14 vjeçare.
Ka qenë gjyshja e saj e cila ka bërë denoncimin në polici të 53 vjeçarit pasi mbesa e saj i ka treguar se çfarë ka ndodhur me të.
“Ai e ndiqte vazhdimisht që kur dilte nga shkolla, ndërsa herën e fundit e ka kapur për krahu dhe e ka tërhequr duke tentuar ta fuste në një arë me misër. Unë vajzën e kam rritur vetë që 2 vjeçe pasi prindërit i janë divorcuar. Vajza më erdhi në shtëpi duke qarë dhe më tregoi gjithçka ka ndodhur. Ajo nuk është mirë nga ana psikologjike, pasi as në shkollë nuk shkon. Nëse nuk do të veprojë drejtësia mbi atë njeri, do ta vë unë drejtësinë” – ka rrëfyer gjyshja.
14 vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, ndaj dhe gjyshja e saj ka kërkuar ndihmën e institucioneve për një kontroll dhe shërbim psikologjik.