Bulqizë/ Maska antiCovid, sa vendoset në tregje?

0
5

Që prej ditës së Enjte të 15 Tetorit hyri në fuqi vendimi për mbajtjen e maskës antiCovid edhe në ambjentet e jashtme publike. Menjëherë policia e shtetit u hodh në veprim për të kontrolluar të gjitha rrugët e qyteteve nëse qytetarët e vendosin maskën apo jo. Gjatë këtyre katër ditëve janë vendosur me dhjetra masa administrative që janë me gjobë 3 mijë lekë të rinj.
Por ndonëse vëmendja është përqendruar në zonat urbane, në tregje kur ka grumbullime masive nuk ka asnjë kontroll nëse frekuentuesit e tyre kanë vendosur maskë apo jo.
Gjatë një vëzhgimi të bërë me kameran tonë ditën e dielë në tregun tradicional të Shupenzës në Bulqizë, vihet re që pjesa më e madhe e qytetarëve apo tregtarëve nuk e kanë të vendosur maskën antiCovid. Por edhe ata pak frekuentues të këtij tregu që e kanë vendosur, e mbajnë poshtë mjekrës.
Ndonëse kudo ka qytetar të pabindur ndaj masave mbrojtëse antiCovid, problemi është nëse trajtohen të gjithë njëlloj nga autoritetet. Në ambjentet e këtij tregu i cili zhvillohet njëherë në javë, nuk kishte asnjë efektiv policie që ndoshta jo t’i gjobiste të pabindurit, por të paktën t’i këshillonte apo t’i detyronte të vendosnin maskën.