
Banorët e Njësisë Administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës do të kenë një qendër të re shëndetësore ku do të marrin brenda standarteve shërbimin parësor shëndetësor. Nëpërmjet një ceremonie të veçantë është bërë inaugurimi i objektit të ri të financuar nga Fondacioni i Kuvajtit “Mirësia” me mbështetjen e Bashkisë Bulqizë. Në fjalën e tij, Kryebashkiaku Lefter Alla falenderoi drejtuesit e fondacionit që ju përgjigjën pozitivisht thirrjes për mbështetje.
Drejtori i Fondacionit “Mirësia” për Zyrën e Ballkanit, Isa Edh Dhuadi, dhe Drejtori i Fondacionit “Mirësia” për Shqipërinë, Korab Kaja, u shprehën se bashkëpunime të tilla do të vijojnë edhe në të ardhmen.
Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Bulqizë, Flamur Meta tha se tashmë personeli shëndetësor do të ofrojë shërbim më cilësor falë kushteve të krijuara.
Njësia Administrative Zerqan ishte aktualisht pa një qendër shëndetësore për rrënimit të ish spitalit. Personeli shëndetësor në këtë qendër ishte vendosur përkohësisht pranë godinës së ish komunës Zerqan.