
Policia e Shtetit ka njoftuar sot se ka arrestuar një tjetër person të shpallur në kërkim për vjedhje në Bulqizë.
Në pranga ka përfunduar 27-vjeçari me iniciale L. L., banues në Bulqizë.
Siç bën të ditur policia, ky shtetas, së bashku me një person tjetër të shpallur në kërkim, dyshohet se pranë antenave të kompanive celulare në Fushë-Bulqizë ka vjedhur rreth 50 kilogramë naftë dhe një bateri gjeneratori.
Njoftimi i policisë:
Bulqizë
Bie në prangat e policisë një tjetër shtetas i shpallur në kërkim për Vjedhje.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Bulqizë, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:
– L. L., 27 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër (në kërkim), pranë antenave të kompanive celulare në Fushë-Bulqizë, kanë vjedhur rreth 50 kg lëndë djegëse (naftë), dhe një bateri gjeneratori.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.